Friday, December 9, 2016

Ka me u ba



Rropatesh tan jeten  fort
Si fmija kur s'parit mson not
Me shpres e deshir
Se diçka bahet ma mir

Udhekryqe e pengesa
Malore e plot kthesa
Çare ske pa has
N'shum dallg me u perplas

Trupin e man forca
Si lisat qe man toka
E forcen e man mënja
E mënjen e man zemra

Prap vim te shpresa
Rreth saj sillet jeta
Rrim tuj than n'koh t'shtir
"Ka me u ba ma mir "

0 comments:

Post a Comment